LAJMI I FUNDIT:

Werner refuzoi transferimin te Interi

Werner refuzoi transferimin te Interi

Interi është afër sigurimit të shërbimeve të Joaquin Correa, por më parë ishte përpjekur të nënshkruante me Timo Werner nga Chelsea, i cili thuhet se refuzoi një transferim te Nerazzurrët.

Werner kaloi një sezon në Stamford Bridge, duke shënuar 12 gola në 55 paraqitje me Blutë.

Këtë sezon, 25-vjeçari pritet të marrë më pak kohë lojë pasi Romelu Lukaku i është bashkuar gjigantëve të Ligës Premier nga Interi.


Sipas gazetarit të Bild, Christian Falk, Werner mund të kishte udhëtuar në drejtim të kundërt, duke u shkëmbyer pjesërisht nga klubet, por sulmuesi gjerman vendosi të qëndrojë në Stamford Bridge, ku kontrata e tij përfundon në qershor 2025.

Interi tani është afër finalizimit të një marrëveshje për sulmuesin e Lazios, Correa, i cili do të ribashkohej me Simone Inzaghi në Inter.

Formacioni i mundshëm i Interit të Inzaghit – Correa në sulm dhe tri ndryshime tjera
Lexo po ashtu Formacioni i mundshëm i Interit të Inzaghit – Correa në sulm dhe tri ndryshime tjera

Correa nuk ishte as në stol në ndeshjen e parë të Lazios në Serie A kundër Empoli të shtunën dhe besohet se tashmë ka rënë dakord për kushtet personale me Nerazzurrët.

Kampionët e Serie A janë afër sigurimit të shërbimeve të tij për 30 milionë euro plus bonuse. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Kalo në kategori