LAJMI I FUNDIT:

Wenger lavdëron lojën e Xhakës

Wenger lavdëron lojën e Xhakës

Arsene Wenger ka folur fjalë të mirë për mesfushorin nga Kosova, Granit Xhaka.

Trajneri francez ka deklaruar se mesfushori me Kosova është përshtatur shumë mirë në ligën angleze, teksa shumë shpejt pret që ndikimi i tij në lojë të rritet.

“Granit Xhaka është përshtatur mirë me ritmin e lojës angleze”, ka deklaruar fillimisht Wenger kur u pyet nga mediat angleze, transmeton Telegrafi.


“Unë mendoj se ai do të ketë një ndikim të madh në vazhdim”, përfundoi trajneri francez.

Ndryshe, Xhaka u transferua këtë verë nga Borussia Monchengladbach, ku në disa nga ndeshjet ishte titullar, por jo edhe në të gjitha. /Telegrafi/