Për herë të parë, këngëtari dhe ylli global The Weeknd vjen në një dimension të ri – botën e filmit! Krah tij vjen dhe aktorja e njohur Jenna Ortega.

Me një produksion kinematografik që premton të tronditë emocionet dhe të rrëzojë kufijtë mes muzikës dhe artit vizual, The Weeknd prezanton filmin e tij të ri Hurry Up Tomorrow, një ngjarje unike që do të shfaqet ekskluzivisht në CineStar Prishtina Mall, vetëm me 13 qershor.


Ky është momenti që fansat kanë pritur – një përvojë që nuk duhet humbur!

Ky film nuk është thjesht një projekt artistik – është një përjetim, një rrëfim emocional që flet për dashurinë, misterin dhe identitetin, përmes një atmosfere vizuale mahnitëse dhe tingujve karakteristikë që e bëjnë The Weeknd-in një fenomen global.

IMG 4160 scaled

Me regji, aktrim dhe muzikë të kuruar në mënyrë perfekte, kjo premierë sjell në ekran një realitet të ri ku çdo sekond pulson me intensitet dhe pasion.

CineStar, sa i përket programit, ofron programin më të larmishëm të filmave në Kosovë për shkak të punës së dedikuar të programit dhe gjithashtu numrit më të madh të sallave, duke u përpjekur të ketë gjëra interesante për të gjithë, pavarësisht moshës.

Dhe, edhe këtë herë është krenar që sjell këtë premierë ekskluzive për publikun, vetëm për një natë!

Mos e humbisni rastin të bëheni pjesë e kësaj ngjarjeje të rrallë, që premton të mbetet gjatë në kujtesën e çdo shikuesi. 

Bleni biletat tani përmes website cinestarcinemas-ks.eu, aplikacionit CineStar Kosova ose në arkat e kinemasë, dhe bëhuni dëshmitarë të një magjie që ndodh vetëm një herë – më 13 Qershor, vetëm në CineStar!