Wanda: Icardi ishte pranë Milanit, gjë që më konvenonte mua

Wanda Nara ka thënë se Mauro Icardi ka mundur t'i bashkohet rivalit lokal të Interit, Milan, sepse do të ishte më komode për bashkëshorten e tij.
Sulmuesi argjentinas është huazuar te Paris Saint-Germaini këtë sezon, ndërsa gruaja e tij, që është njëherësh edhe agjente e futbollistit, ka thënë se kalimi te Rossonerët ishte mundësi reale për burrin e saj.
"E patëm mundësinë që ta dërgonim Mauron te Milani. Personalisht, do të ishte zgjedhje shumë më komode, të qëndronte në Milano, por një skuadër si PSG ishte vendimi më i mirë në karrierën e tij".
"Shkuarja në Francë ishte zgjedhje e vështirë për mua, marrë parasysh se sapo kam arritur nga Parisi dhe nesër do të shkoj prapë. Fëmijët e mi janë në Paris. Por, kjo ishte gjëja më e mirë për karrierën e Mauros", ka deklaruar Wanda për Tiki Taka.
Icardi e ka nisur shumë mirë qëndrimin e tij në Parc des Princes duke shënuar shtatë gola në po aq paraqitje në të gjitha garat. /Telegrafi/


















































