Wanda: Icardi dëshiron të qëndroj te Interi

Wanda Nara ka përsëritur se Mauro Icardi planifikon të qëndrojë në Inter për të paktën edhe një sezon tjetër.
Spekulimet po rriten disa ditës për të ardhmen e sulmuesit argjentinas, ndërsa trajneri i ri i Interit, Antonio Conte, dëshiron të zëvendësojë Icardin me sulmuesin e Manchester Unitedit, Romelu Lukaku ose atë të Romës, Edin Dzeko.
Megjithatë, gruaja dhe agjentja e Icardit, Wanda ka folur për mediat dhe ka treguar se sulmuesi dëshiron të mbetet te Interi.
"Ai ka dy vjet të mbetura në kontratën e tij".
"Synimi i tij është të qëndrojë me Interin për të paktën një sezon tjetër", ka thënë Wanda për TyC Sport.
Argjentinasi shënoi 17 gola për Interin këtë sezon, por sezoni i tij u ndërpre nga problemet jashtë fushe pasi humbi shiritin e kapitenit dhe mungoi për gjashtë javë shkaku i një lëndimi.
Sidoqoftë, Sport Mediaset raporton se lojtari do të refuzojë çdo ofertë që do të vijë për të gjatë kësaj vere. /Telegrafi/





















































