Sipas VV-së, neglizhenca dhe indiferenca e bartësve të institucioneve publike lokale është e pajustifikueshme.

“Edhe pas pesë ditëve nga vërshimet asnjë veprim konkret nuk është ndërmarrë, përveçse zyrtarët komunalë, ata të Qeverisë dhe Presidentja kanë ardhur në Klinë për të bërë vizitën mediatike shoqëruar me frazat standarde të cilat asgjë nuk i përmirësuan gjendjes emergjente në Komunën tonë. Qytetarët e përmbytur kanë nevojë imediate për ushqim, kujdes mjekësorë dhe barëra, artikuj higjienikë, veshmbathje dhe gjësende tjera të nevojshme për përditshmëri”, thuhet në komunikatë.


Më tej thuhet se situatën e tanishme të këtyre familjeve po e vështirëson edhe me shumë situata sociale dhe moti i ftohtë. /Telegrafi/