Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se gëzimi me të cilin presidenti Hashim Thaçi i trumbeton kërkesat e BE-së që të miratohet demarkacioni dhe të zbatohet "Zajednica", është shqetësues.

Ai ka thënë se me një president të tillë në Kosovë, Serbia s’ka nevojë të bëjë asgjë, raporton Telegrafi.


Postimi i plotë i Krasniqit: “Gëzimi me të cilin Thaçi i trumpeton kërkesat e BE-së për me e miratu demarkacionin dhe me e zbatu "Zajednicën", është shqetësues. Merreni me mend: ai shkon e lobon nëpër BE për me siguru mbështetje atje për një marrëveshje që ia humbë Kosovës mbi 8000 hektarë, dhe për një tjetër marrëveshje që ia cënon sovranitetin dhe e ndanë etnikisht - e krejt këtë e bën për inat të opozitës dhe për përfitim personal. Me një president të tillë në Kosovë, Serbia s'ka nevojë me bë asgjë. Zaten, për këtë arsye e shtini Listën Serbe me e votu për president”, ka shkruar Krasniqi. /Telegrafi/