LAJMI I FUNDIT:

I vuri zjarrin dy makinave me flakëhedhës, pasi t’i ketë lagur me benzinë

I vuri zjarrin dy makinave me flakëhedhës, pasi t’i ketë lagur me benzinë

Arsyet misterioze, pse vepro në këtë mënyrë, ende nuk dihen

Lënia e veturës në rrugë, është gjithnjë rrezik se mund të vidhet, apo të pësoi ndonjë gërvishtje qoftë edhe pa dashje, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, para një shtëpi në New Orleans të Shteteve të Bashkuara, dikush i vuri zjarrin dy makinave me flakëhedhës, në mes të natës. Kamerat e sigurisë, e kanë filmuan keqbërësin duke sjelle rreth makinave dhe pasi t’i ketë lagur me benzinë edhe iu hodhi zjarrin.


Derisa makinat digjeshin, një prej banorëve të shtëpive përpallë, nisi t’ju hidhte ujë, mirëpo kjo nuk është gjë që rekomandohet, sepse makinave me djegie të brendshme, uji vetëm ua shton flakët.

Forcat e rendit dhe hetuesit, janë duke punuar në zbulimin e ngjarjes, që i la të djegura dy makina, njëra prej të cilave Toyota Highlander, si dhe një tjetër që ishte në gjendje shumë të mirë. /Telegrafi/