LAJMI I FUNDIT:

Vullnetarja nga Qendra e Karantinës: I ndjeri, Agon Musliu ka deklaruar se nuk ka ndonjë sëmundje

Vullnetarja nga Qendra e Karantinës: I ndjeri, Agon Musliu ka deklaruar se nuk ka ndonjë sëmundje

Në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit “COVID-I9”, nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, ekipi vullnetare në Qendrën e Karantinës në Prishtinë, kanë dhënë dëshminë e tyre lidhur me vdekjen e Agon Musliu në karantinë. Ky ekip ishte i pranishëm më 2 maj në ditën kur u pranua i ndjeri në qendrën karantinë.

Laureta Tafa e cila ka qenë pjesë e ekipit vullnetar që kanë pranuar Musliun në karantinë, ka thënë se i ndjeri ka deklaruar se nuk ka ndonjë sëmundje apo nuk ka folur lidhur me shqetësimet e tij.

Mjekja dhe infermierja që pritën Agon Musliun në aeroport: I ndjeri tha se donte të kujdesej për nënën
Lexo po ashtu Mjekja dhe infermierja që pritën Agon Musliun në aeroport: I ndjeri tha se donte të kujdesej për nënën

Ajo tha se vetëm te ekipi mjekësor i IKSHP-së ka deklaruar se para se të shkonte në Gjermani ka pasur telashe me mëlçinë, por që ka thënë se tashmë nuk ka asnjë shqetësim.


Haziri flet për rastin e Agon Musliut: Asnjëherë nuk më është komunikuar se i ndjeri ka probleme shëndetësore
Lexo po ashtu Haziri flet për rastin e Agon Musliut: Asnjëherë nuk më është komunikuar se i ndjeri ka probleme shëndetësore

Mimoza Kusari Lila, kryetare e këtij Komisioni u interesua të di se a ka përmendi Agon Musliu se ka ndonjë dëshmi apo dokument që tregon për gjendjen shëndetësore të Agon Musliut, qoftë edhe për telashet me veshkat.

​Përgjegjësi i karantinës në Qendrën e Studentëve: Nuk kam marrë asnjë dëshmi për gjendjen e Agon Musliut
Lexo po ashtu ​Përgjegjësi i karantinës në Qendrën e Studentëve: Nuk kam marrë asnjë dëshmi për gjendjen e Agon Musliut

Tafa, siç njofton KP tha se ai nuk ka përmendur ndonjë dokument, pasi që të gjithë janë pyetur nëse kanë ndonjë dëshmi apo dokument që vërteton gjendjen e tyre shëndetësore.

Edhe Gent Jakupi i cili ishte vullnetar në ditën kritike te Agon Musliut tha se kontakti që kishte me të ndjerin ishte kërkimi i numrit të letërnjoftimit, të cilin Musliu e kishte ditur përmendësh.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Kronika e Zezë
Rrahje mes katër personave në Pejë - dy prej tyre theren me thikë

Rrahje mes katër personave në Pejë - dy prej tyre theren me thikë

Kronika e Zezë
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Ndotja e ajrit po na e shkurton jetën, Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme

Ndotja e ajrit po na e shkurton jetën, Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme

Lajme
Kalo në kategori