Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, ka vazhduar të polemizojë me autoritetet malazeze, pas vendimit të Parlamentit të Malit të Zi, që në kuadër të KFOR-it në Kosovë, të dërgojë dy ushtarakë të saj, vendim ky që ka nxitur reagime në Serbi.
Vulin ka thënë se “Kosova nuk është shtet, por një territor nën administrimin e përkohshëm të OKB-së në përputhje me Rezolutën 1244”.
Ky reagim vjen pasi ministri malazez Predrag Boshkoviq, tha se Mali i Zi i bashkangjitet misionit paqeruajtës të KFOR-it në Kosovë, dhe se Kosova është një shtet i njohur ndërkombëtarisht.
Siç raportojnë mediat serbe, kjo deklaratë e ministrit malazez nuk i ka pëlqyer fare homologut të tij serb, i cili pretendon se Mali i Zi do të duhej ta pyeste Serbinë, nëse mund të dërgojë ushtarët e saj në Kosovë.
“Kur Mali i Zi dërgon oficerë të saj me mision në territorin e Serbisë, është rregull themelor që të na pyes neve”, tha ministri Vulin,.
“Ministri i Mbrojtjes së Malit të Zi më zëshëm se Shqipëria po përfaqëson pavarësinë e Kosovës. Më tepër do të respektonim dërgimin e ushtarëve malazezë në KFOR, sikur të dërgon të paktën një ushtar në njësitë për ruajtjen e rendit dhe ruajtjen e manastireve, në vend të dy oficerëve në shtabin e KFOR-it për të mbështetur pavarësinë e Kosovës, pa ndonjë ndikim në sigurinë e serbëve”, ka thënë ministri Vulin, në një deklaratë me shkrim për mediat, përcjell Telegrafi.
Ndryshe, ministri serb Aleksandar Vulin, vendimin e Malit të Zi për dërgimin e trupave ushtarale në Kosovë, e kishte cilësuar si tradhti ndaj Serbisë.
Ndërsa, ministri malazez tha të shtunën se ky vendim është marr për arsye pragmatike, me qëllim që të kontribuohet në sigurinë rajonale.
“Mali i Zi nuk ka tradhtuar për Kosovën, sepse Kosova nuk është pjesë e Malit të Zi, por tashmë është shtet i pavarur. Mali i Zi nuk e ka tradhtuar Serbinë, sepse Mali i Zi nuk është pjesë e Serbisë, që të mund ta tradhtojë Serbinë”, kishte deklaruar Boshkoviq. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAkuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Vrasja e Enver Hadrit, Serbia nuk i ekstradoi tre serbët e dënuar në Bruksel
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025