Vulin gënjen, thotë se KFOR-i rrezikon ekzistencën e serbëve

“Nuk është hap i mençur që KFOR-i të shfrytëzojë dorëzimin e kompetencave në Qeverinë e Serbisë, sepse në Beograd ekzistojnë adresa për bisedime”, ka thënë Vulin për mediat serbe, duke vazhduar kështu propagandën e qeverisë së vjetër serbe për gjoja pasiguri dhe kushte të vështira për jetesë të minoritetit serb në Kosovë.
“KFOR-i, me bllokimin e rrugëve për kamionë më të rëndë se tre tonë, “është në rrezik serioz për të humbur legjitimitetin dhe besimin te serbët e Kosovës dhe për të rrezikuar ekzistencën e tyre. Bllokimi i rrugëve alternative do të çojë në mungesa të mallrave dhe në pamundësi të furnizimit me ushqime dhe ilaçe. Me bllokimin e rrugëve alternative, KFOR-i ka tejkaluar mandatin e tij”, ka thënë Vulin.
Ai po ashtu ka thënë se komuniteti ndërkombëtar duhet të tregojë se kujdeset për paqe, “ashtu siç ka treguar Serbia”, por nuk ka folur asgjë për strukturat paralele dhe bandat kriminale që operojnë në veri të Kosovës me dirigjim të institucioneve në Beograd. /Telegrafi/



















































