Aleksandër Vuçiq, psikikisht është në gjendje transi. Kjo është një gjendje e çrregullimit mendor, e fiksuar kaq thellë në mendimin rreth diçkaje të dëshiruar sa që nuk sheh asgjë tjetër veç saj.
Të gjithë krerët tiranë të shteteve pushtues territoresh të huaja, në fundin e tyre, psikikisht, kanë kaluar në një gjendje transi: ata humbjet i kanë parë gjithmonë si fitore, dhe e kanë besuar këtë gjë.
Hitleri ishte një nga ata. Po ka dhe shumë të tjerë.
Më i fundit dallon të jetë presidenti i Serbisë, Aleksandë Vuçiq.
l.
Abyssus Abyssum Invocat, na kanë thënë latinët – humnera ndjell humnerën. Dhe, pasionet e mëdha që pushtojnë një individ me psikikë të dobët, nuk e lejojnë këtë që të ketë koshiencë të qartë për të konceptuar gjërat e padëshirueshme për të, dhe kështu shkojnë drejt vetëshkatërrimit.
Në këtë gjendje duket se është edhe presidenti aktual i Serbisë, sa herë që ai flet për Kosovën.
Vuçiqi tani kuptohet se është në një gjendje transi, domethënë është psikikisht i rënduar: ai ka nevojë të bindë vetveten, dhe, në gjendje transi, është i sigurt se nuk e ka humbur atë që dëshiron me pasion patologjik – Kosovën. Dhe, këtë e beson. Dhe, kjo lloj gjendjeje psikike e lehtëson.
Mirëpo, tani po bëhet qesharak në opinionin publik ndërkombëtar.
ll.
Psikiatrit ua induktojnë gjendjen e transit pacientëve të tyre me hipnozë, në mënyrë që t’i lehtësojnë nga shqetësimet e rënda psikike që iu kanë shkaktuar humbjet; dhe pacientët, në gjendje transi, e besojnë dhe lehtësohen.
Por, Vuçiqi kuptohet se nuk e ka të induktuar gjendjen e transit nga psikiatrit, por e ka patologji të brendshme. Ai ka dy vjet që flet sikur Kosovën e ka pjesë të territorit të vet, dhe as që do ta kujtojë që Kosova është shkëputur nga ish Jugosllavia me luftë, dhe, në atë luftë, ish-presidenti i Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq, ka kapitulluar.
Për Vuçiqin, që është një pinjoll i Milosheviqit, kjo gjendje reale e pozicionit të lirë të Kosovës si shtet i pavarur, e shtyp në psikikën e tij të rënduar, dhe e kalon atë në një gjendje transi, sepse kuptohet që vetë, së brendshmi, po ndjen tmerrin e humbjes së vetvetes dhe të Serbisë.
Por, në këtë gjendje transi, Vuçiqi bën budallallëqe, dhe të gjithë po qeshin me të. Kurse ai vijon me marrëzitë e tij deri duke nxjerrë flamurin e Serbisë në hartën e Kosovës, e të tjera si këto, pa e menduar fare që Kosova e ka fituar pavarësinë e saj me anë të superfuqisë unike botërore, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe aleancës më superiore ushtarake në botë, NATO-s.
Në fakt, këtij Vuçiqit nuk i duhet vënë veshi, sepse kuptohet që është nën pushtetin e çrregullimit psikik, por më keq duhet të jenë ata që e besojnë, se ka edhe shqiptarë të shitur që e besojnë, në Shqipëri dhe në Kosovë.
lll.
Histeria serbe antishqiptare ka qenë një vepër e gjatë krimi në kohë, të cilën në fakt e kanë lejuar fuqitë e vjetra evropiane. Por tani kohët kanë ndryshuar, dhe përditë Uashingtoni politik po i thotë gjithë opinionit publik botëror se “Kosova është shtet i lirë, i pavarur, i çliruar dhe nën ombrellën mbrojtëse të Amerikës”.
Kurse, presidenti serb, në të njëjtën kohë luan një teatër absurd force, blen armë, demonstron forcë, por gjithmonë është në gjendje transi, e cila e çon në dëlir dhe i duket vetja si të jetë presidenti i një superfuqie.
Në të vërtetë kjo tregon se ky lloj tipi është ai terroristi antishqiptar i dyqind vjetëve të fundit, dhe në gjendje mendore transi, po e bind veten se Kosova është Serbi.
Po a mund të ketë shërim ky tip? Jo, sepse, nga ndërtimi i tij psikologjik, ndoshta mendon se: pa Kosovën, shkatërrohet Serbia; por, pa Serbinë Vuçiqit nuk i duhet as jeta. Prandaj po e mban autohipnoza e gjendjes së transit, që duket se e ka pushtuar, si një gjendje e brendshme hipnotike për të kaluar dhe ca kohë dhimbjen.
Po nëse Vuçiq del nga gjendja e transit, çfarë ndodh?
Shumë nga këta lloj tipash kanë vrarë veten.
A thua ta vrasë veten edhe ky. Nuk di çfarë të them, por shenjat nuk i ka të mira…
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTensione mes Flick dhe yllit të Barcelonës: Trajneri gjerman e dëshiron largimin e tij nga klubi
Pesë presidentët e gjallë të SHBA-së fotografohen së bashku në funeralin e Jimmy Carter
Vetëm dy ditë pas hyrjes - Gjestit i vie një dron në Big Brother VIP Albania
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”
Man United hyn në garë për të transferuar 'fituesin e ardhshëm të Topit të Artë'
Shpërndahet në masë të madhe videoja e Joe Rogan, që një vit më parë kishte parashikuar zjarrin që mund të shpërthej në Los Anxhelos
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?