LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq: Nuk është vetëm faji i shqiptarëve që nuk u krijua Asociacioni

Vuçiq: Nuk është vetëm faji i shqiptarëve që nuk u krijua Asociacioni

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar në Bruksel se gjatë takimit me Federica Mogherini dhe Hashim Thaçin, Asociacioni i komunave me shumicë serbe as që është përmendur, shkruajnë mediat serbe.

Sipas tij, “kanë kaluar 1799 ditë që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Brukselit, kurse ajo ende nuk është zbatuar”, transmeton Telegrafi.

“I kemi analizuar të gjitha tjerat, gjashtë pikat e para nuk janë prekur. Nuk është faji vetëm i shqiptarëve”, ka shtuar presidenti serb.


Ai është i bindur se pala kosovare sërish do të thotë “këta do ta bëjmë javën e ardhshme”.

Vuçiq gjithashtu ka komentuar deklaratën e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se nuk ka pasur kohë të lexojë marrëveshjen për Asociacionin e komunave serbe. Ai beson se një deklaratë e tij është fyese për të gjithë serbët në Kosovë.

“Për plot pesë vite nuk kanë mundur ta lexojnë marrëveshjen për AKS-në. Është fyerje për serbët dhe Serbinë. Kadri Veseli po flet për Preshevën, Medvegjën, por askush nuk po e përmend atë që ka thënë se për 20 vite do të bashkohen me Shqipërinë dhe se po kërcënon me luftë”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Lajme

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

Lajme
Vrasja e Liridona Ademaj, sillen në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët

Vrasja e Liridona Ademaj, sillen në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët

Lajme
Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës

Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës

Lajme
Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Lajme
Kalo në kategori