LAJMI I FUNDIT:

“Vuçiq ka lidhje me kokat e grupit terrorist që kryen sulmin në Banjskë”- deputeti i LVV-së publikon videon

“Vuçiq ka lidhje me kokat e grupit terrorist që kryen sulmin në Banjskë”- deputeti i LVV-së publikon videon

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq njihet personalisht me kokat e grupit terrorist, që kreu sulmin më 24 shtator në Banjskë.

Rrustemi në një postim në Facebook ka publikuar një video që sipas tij tregon që Vuçiq ka lidhje direkte e personale me këta persona.

“‘’Mami’’ përveçse i njohur gjatë gjithë këtyre viteve për luftimin që i ka bërë rendit juridik dhe kushtetues në veri, në sulmin terrorist në Banjskë i është gjetur telefoni i tij mu në vendin ku është ekzekutuar shpërthimi i minës që la të vdekur heroin, policin e Kosovës, Afrim Bunjaku”, ka shkruar Rrustemi.


Postimi i plotë:

Vuçiq njihet personalisht me kokat e grupit terrorist që kreu sulmin e 24 shtatorit në Banjskë

Me 13 tetor 2021, disa serbë kishin shkruar t’i rrefehesin Vuçiqit për kinse terrorin që Qeveria e Kosovës po i bënte atyre. Ndër ta që u rrëfyen ishte edhe Vladimir Radojevic i njohur me nofkën “Mami’’.

Në videon më poshtë shihni momentin pasi flet ‘’Mami’’ (personi me flokë të gjata) flet një tjetër person, atij Vuçiq i kërkon të prezentohet. Atë (Mamin) e njoh, ndërkaq këtë jo, thotë Vuçiq.
Çka tregon se ai ka lidhje direkte e personale me këta individë.

‘’Mami’’ përveçse i njohur gjatë gjithë këtyre viteve për luftimin që i ka bërë rendit juridik dhe kushtetues në veri, në sulmin terrorist në Banjskë i është gjetur telefoni i tij mu në vendin ku është ekzekutuar shpërthimi i minës që la të vdekur heroin, policin e Kosovës, Afrim Bunjaku. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

Lajme
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Lajme
“Arkitektura më e bukur fetare në botë” – Xhamia e Elbasanit merr çmimin e parë

“Arkitektura më e bukur fetare në botë” – Xhamia e Elbasanit merr çmimin e parë

Lajme
Kalo në kategori