LAJMI I FUNDIT:

Vrima e zezë – Fotografia e parë e përbindëshit të “Rrugës së Qumështit”

Vrima e zezë – Fotografia e parë e përbindëshit të “Rrugës së Qumështit”

Kjo është vrima e zezë gjigante që jeton në qendër të galaktikës sonë, e cila është fotografuar për herë të parë.

I njohur si Shigjetari A*, objekti është katër milionë herë më i madh se masa e Diellit.

Ajo që shihni është një pjesë e errët qendrore ku ndodhet vrima, e rrethuar nga drita që vjen nga gazi super i nxehtë prej forcave të pafundme gravitacionale.


Për shkallë, unaza është afërsisht sa madhësia e orbitës së Merkurit rreth yllit tonë.

Kjo është rreth 60 milionë km, ose 40 milion milje, gjerësi, raporton bbc.

Për fat të mirë, ky përbindësh është shumë larg – rreth 26 mijë vite drite – kështu që nuk ka asnjë mundësi që ne të kemi ndonjë rrezik.

Imazhi është prodhuar nga një ekip ndërkombëtar i quajtur bashkëpunimi i teleskopit të horizontit të ngjarjeve (EHT).

Është imazhi i tyre i dytë i tillë pasi publikuan në vitin 2019 një foto të vrimës së zezë gjigante në zemër të një galaktike tjetër të quajtur Messier 87, ose M87. Ai objekt ishte më shumë se një mijë herë më i madh se masa e Diellit tonë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Bisedimet e paqes për Ukrainën - ekziston rreziku të mbahen pa Evropën?

Bisedimet e paqes për Ukrainën - ekziston rreziku të mbahen pa Evropën?

Evropa
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Turqia
Kufijtë e Ukrainës pjesë e diskutimit, anëtarësimi i saj në NATO 'i pamundur' - Sekretari amerikan i Mbrojtjes i thotë të gjitha

Kufijtë e Ukrainës pjesë e diskutimit, anëtarësimi i saj në NATO 'i pamundur' - Sekretari amerikan i Mbrojtjes i thotë të gjitha

Botë
Vuçiq paralajmëroi një tubim në një qytet në Serbi, qytetarët ia bllokojnë rrugën me traktorë

Vuçiq paralajmëroi një tubim në një qytet në Serbi, qytetarët ia bllokojnë rrugën me traktorë

Serbia
Pasi i kritikoi zëvendëspresidenti amerikan, kundërpërgjigjet ministri gjerman i Mbrojtjes

Pasi i kritikoi zëvendëspresidenti amerikan, kundërpërgjigjet ministri gjerman i Mbrojtjes

Evropa
Zelensky takohet me JD Vance - presidenti ukrainas tregon se çka bisedoi me zëvendëspresidentin amerikan

Zelensky takohet me JD Vance - presidenti ukrainas tregon se çka bisedoi me zëvendëspresidentin amerikan

Evropa
Kalo në kategori