LAJMI I FUNDIT:

Vrau dy familjarët e ish-bashkëshortes në Paskuqan, i dyshuari ishte i dënuar për vrasjen e gruas së parë

Vrau dy familjarët e ish-bashkëshortes në Paskuqan, i dyshuari ishte i dënuar për vrasjen e gruas së parë

Dan Hutra, rreth 40 vjeç, është personi i cili ka kryer krimin e dyfishtë në Paskuqan mesditën e kësaj të mërkure.

Ai ka vrarë me armë zjarri shtetaset, Mevlute Hysa 30 vjeçe, motra e ish-bashkëjetueses së tij dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses, njofton policia.

Gjithashtu të plagosur kanë mbetur dhe ish-bashkëjetuesja e tij Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe nëna e saj Kujtime Hysa, 60-vjeçe.


Hutra rezulton një person me precedent të mëparshëm penal. Ai është dënuar për vrasjen e ish-gruas së tij të parë në vitin 2007, shtetases , Dafina Havalja.

25-vjeçar asokohe, Hutra qëlloi për vdekje bashkëjetuesen e tij në një banesë në kryeyqtet.

Sipas deshmisë së familjarëve të viktimës, dhëndri u ka pohuar në telefon vrasjen, duke u treguar se ku ndodhej trupi pa jetë i Dafinës.

Hutra u arratis drejt Kukësit, por u arrestua më pas nga policia dhe u dënua për këtë krim, për të cilin fitoi lirinë në vitin 2019. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Politikë
Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Lajme
Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës

Lajme
Limaj flet për mundësinë e koalicionit me LVV-në: Me AAK-në jemi parti të ndara

Limaj flet për mundësinë e koalicionit me LVV-në: Me AAK-në jemi parti të ndara

Politikë
“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Siguri
Limaj pa vija të kuqe për koalicione: Kush më fton në tavolinë, unë i përgjigjem

Limaj pa vija të kuqe për koalicione: Kush më fton në tavolinë, unë i përgjigjem

Politikë
Kalo në kategori