LAJMI I FUNDIT:

Vrau brenda burgut Arben Lleshin, Sokol Mjacaj apelon në GJKKO futjen e tij në regjimin “41 biss”

Vrau brenda burgut Arben Lleshin, Sokol Mjacaj apelon në GJKKO futjen e tij në regjimin “41 biss”

Sokol Mjacaj, i cili ekzekutoi brenda burgut të sigurisë së lartë të Peqinit të dënuarin me burgim të përjetshëm, Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqjan, ka ankimuar në Gjykatën e Posaçme futjen e tij në regjimin “41 biss”.

GJKKO ka hedhur shortin ku gjyqtar i çështjes është caktuar Erion Bani. Kujtojmë se Mjacaj vetëm pak minuta pasi mësoi lajmin se ministri i Drejtësisë kishte vendosur futjen e tij në “41 biss”, kreu vrasjen, dyshohet përkundrejt pagesës.

Pas ngjarjes së rëndë në burgun e Peqinit, gjykata e Elbasanit i komunikoi një tjetër masë arrestin me burg Sokol Mjacajt, i dënuar përjetë për vrasjen e dy turistëve çek në vitin 2015 në Prekal të Malësisë së Madhe.


Gjithashtu Prokuroria e Elbasanit ngriti akuzën për të dënuarin e dytë me dyshimet se është përfshirë në vrasjen e Arben Lleshit pas Sokol Mjacajt.

Sipas dosjes së prokurorisë, ka dyshime se Indrit Shaqja që mbeti i plagosur edhe vetë nga të shtënat me armë zjarri të ketë qenë përfshirë në planin e Mjacajt për të ekzekutuar Arben Lleshi.

Përveç Sokol Mjacajt, kërkesë për daljen nga “41 biss” ka bërë edhe Ilir Kupa, i dënuar për 25 vite burg për veprat penale të grabitjes me armë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si pjesë së bandës së “Babagjyshëve” të cilët grabisnin argjendari. Gjyqtari i shortuar që do shqyrtojë kërkesën e Kupës është Erion Çela./RTSH

Në trend Lajme

Më shumë
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Lajme
Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Politikë
Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori