Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka folur për rastet e vrasjeve që kanë ndodhur për tri ditë rresht në Kosovë.
Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë i bëri thirrje organeve të drejtësisë që të hetojnë me seriozitet këto raste për shkaqet, rrethanat dhe predispozitat e dorasëve.
Ai po ashtu tha se vrasja është akti më i rëndë që mund të bëhet, përcjell Telegrafi.
“Fillimisht dua të ndaj brengën dhe shqetësimin në lidhje me katër rastet e fundit të ndodhura tri ditët e fundit. Ftoj organet e rendit, hetuesin dhe drejtësinë që të hetojnë me seriozitetin më të lartë shkaqet, rrethanat dhe predispozitat e dorasëve në mënyrë që edhe të vihet drejtësi edhe të parandalohen raste të këtilla në të ardhmen. Vrasja është akti më i rëndë që mund të ia bëj njeriu-njeriut. Ajo asnjëherë nuk guxon të normalizohet.
Vrasja është jo vetëm vrasje e njeriut, por edhe e shoqërisë në të cilën ai njeri bënte pjesë. Gjithë vendi është tronditur dhe është lënduar nga kjo seri e vrasjeve që duhet të ndalohet dhe dënohet. Na duhet analizë e kujdesshme profesionale, veprim i menjëhershëm institucionale dhe reflektim shoqëror që adreson dhunën që kemi parë në këto ditët e fundit”, ka thënë Kurti.
Ai po ashtu tha se ngjarjet e rënda kanë ndodhur pikërisht në shënimin e javës kur NATO-ja 26 vite më parë kishte filluar bombardimet në Kosovë për të ndalur gjenocidin e Serbisë.
“Kjo është thirrje për të gjithë ne edhe për faktin që fillojmë javën për fillimin e bombardimeve të NATO-s në Kosovë për ta ndal gjenocidin e Serbisë dhe përkujtojmë masakrat e njëpasnjëshme të aparatit shtetërorë të Serbisë që synonte shfarosjen e popullit shqiptar”, ka thënë Kurti.
Ndryshe, brenda tri ditëve në vend ndodhen katër vrasje.
Dy në rajonin e Vushtrrisë, ku një 19-vjeçar vrau një tjetër në Vushtrri, rasti tjetër në Stanovc të Vushtrrisë, ku një person vrau ish- punëtoren e tij dhe më pas veten, si dhe mbrëmjen e së martës një person mbeti i vdekur nga gjuajtjet me armë dhe një tjetër i plagosur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Konfiskohen 860 flakona botox, Ministria e Shëndetësisë jep detaje

Mbi 500 raste të reja në vit, çdo ditë vdes një shqiptar nga kanceri i zorrës së trashë

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Ish-ministri britanik: Lëvizje e mençur njohja e Kosovës nga Kenia, Vuçiq - kukulla e Putinit

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

Konfiskohen 860 flakona botox, Ministria e Shëndetësisë jep detaje

"Kemi pasur pritje më të mëdha", Haziri: Duhet hetim i plotë për votat me postë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po përgatitet SHBA-ja për sulm ndaj Iranit - imazhet satelitore tregojnë grumbullimin e bombarduesve të padukshëm B-2

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Çka e shkaktoi tërmetin e Myanmarit - dhe pse bëri që një kullë të shembet në Bangkok?

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler