Vrasje në tentativë e dhunë në familje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Pejë, i dyshuar për vrasje në tentativë e dhunë në familje.
Rasti ka ndodhur të hënën në Pejë, në ora 09:30.
“Lidhur me rastet e lartcekura është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti dyshohet se e kishte kryer veprën e parë ndaj viktimës mashkull kosovar, ndërsa dy viktimave të tjerë/familjarë (një mashkulli dhe një femre kosovare) dyshohet se u kishte shkaktuar dhunë fizike dhe psikike”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
7 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate
















































