LAJMI I FUNDIT:

Vrasja në Skenderaj, të arrestuarit janë babë e bir

Vrasja në Skenderaj, të arrestuarit janë babë e bir
Foto: Ilustrim

Një person është qëlluar me armë zjarri pasditen e së mërkurës ku për pasojë ka humbur jetën, ndërsa lidhur me këtë rast janë arrestuar dy persona (babë e bir)

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur mërkurën rreth orës 13:45 në Skenderaj.

Tutje në raport thuhet se janë sekuestruar disa armë.


“Një mashkull kosovar, është qëlluar me armë zjarri dhe si pasoj e kësaj ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (babë e bir) dhe nga të njëjtit janë sekuestruar: një armë AK47, tri armë të shkurta (pistoleta) dhe 53 fishekë kalibrash të ndryshëm”, thuhet në raport.

Siç thuhet në raport me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës bën të ditur se janë identifikuar dy personat e dyshuar për këtë rast dhe fillimisht të dyshuarit ishin në arrati.

“Prokurori i rastit nga Departamenti i Krimeve të Rënda ka dalë menjëherë në vend ngjarje ku është konstatuar se një person ka mbetur i vrarë. Rasti është cilësuar si ‘vrasje e rëndë’ dhe dy persona të dyshuar janë identifikuar…”, ka thënë zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kritikat për logon për 17 vjetorin e pavarësisë, kompania

Kritikat për logon për 17 vjetorin e pavarësisë, kompania "Red Mill" del me një sqarim

Lajme
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
Tensione në Parlament, opozita bllokon foltoren, deputeti i PD heq rripin

Tensione në Parlament, opozita bllokon foltoren, deputeti i PD heq rripin

Lajme

"Pastrimi" përgjigjet Komunës së Prishtinës: Keni vendosur që menaxhimi i mbeturinave t’i jepet një kompanie private dhe të eliminohet "Pastrimi"

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori