Ekzekutimi me 20 plumba i biznesmenit të bujtinave Ferdinand Polia më 20 mars 2019 në Shkodër mund të jetë bërë nga vrasës me pagesë. Policia po verifikon të kaluarën e viktimës në Itali ku 32 vjeçari i njohur edhe si Nard Polia, në vitin 2011 bashkë me 8 anëtarë të një grupi kriminal u arrestuan për trafik kokaine dhe shfrytëzim prostitucioni në një lokal nate në Treviso të Italisë.
Gjatë hetimit të autoriteteve italiane policia zbuloi edhe dy vjedhje të kryera dhunë nga Polia, ku në njërën prej tyre i riu nga Shkodra ka mbetur i plagosur nga pronari i shtëpisë.
Pas qëndrimit në Itali, Polia është kthyer në Shkodër duke u vendosur në Theth ku njihej për aktivitetin në fushën e turizmit.
Ai ishte aktiv në trajtimin e problematikave që ka zona ndërsa kolegët e 32-vjecarit në Adminsitratës së Zonave të Mbrojtura nuk kanë dijeni që Ai të kishte konflikte.
Ata thonë se ishin takuar me Nard Polinë vetëm dy orë para se ai të ekzekutohej në pritën me armë
Dëshmitari që udhëtonte me 32 vjeçarin në makinë nuk ka mundur të orientojë drejt një piste hetimi për motivin.
Ai ka thënë se në momentin që autori u kishte prerë rrugën kishte pyetur Nard Polinë nëse e njihte atë njeri.
Dhe sipas tij, përgjigja e viktimës ka qenë mohuese.
Ekspertët dyshojnë për një vrasës me pagesë i cili ka studiuar me herët terrenin dhe lëvizjet e viktimës.
Hetuesit kanë vijuar me orë të zgjatura pyetjen e punonjësve të servisit ku Nard Polia ka marrë makinën para se të vritej.
Pas mesditës së enjte, (21 mars) policia sekuestroi kamerat e sigurisë tek ura e mesit pas dyshimeve se ekzekutori ka lëvizur në këtë itinerar pasi ka kryer vrasjen.
Hetuesit shpresojnë që nga kamerat të gjejnë edhe momentin kur autori ka djegur motorin në krahun tjetër të urës megjithëse vrasësi është kujdesur të veprojë në një zonë ku kamerat nuk kanë fushëpamje.
Nard Polia la pas vajzën 3 vjeçare dhe gruan shtatzënë, sikurse edhe misterin e një ekzekutimi. /Ora News/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

MPJD: Deklarata e Serbisë ndaj Sudanit është shkelje e Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit

Arrestohet një i dyshuar për aksidentin me fatalitet në Baballoq të Deçanit

Vrasja e Ilaria Sulës, zbulohen mesazhet mashtruese të autorit: Fjeta me një djalë tjetër…

"Kosova u prezantua me fusnotë në Tiranë", zv.ministri largohet nga konferenca

Vrasja e Ilaria Sulës, zbulohen mesazhet mashtruese të autorit: Fjeta me një djalë tjetër…

MPJD: Deklarata e Serbisë ndaj Sudanit është shkelje e Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit

Abdixhiku “godet” Hotin: Përdori argumente si ato të kundërshtarëve tanë politikë

Media greke artikull për Shqipërinë: 48 orë në Tiranë, gjërat në "kryeqytetin e Ballkanit" kanë ndryshuar

Haradinaj: Pa LVV-në s’do të ketë president të ri – Vjosa Osmani s’po kalkulon për fatin e saj politik

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Zelensky u kërkoi amerikanëve t’ju shesin sistemet raketore Patriot, reagon Trump

Remzie Osmani dhe Nexhati e ndezin atmosferën në Big Brother - të ftuar në dasmën e Gjestit me Eglin janë edhe disa ish-banorë

MPJD: Deklarata e Serbisë ndaj Sudanit është shkelje e Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit

Shpenzoi një milion dollarë dhe i kaloi 15 vite duke restauruar anijen që e bleu, tani po vajton 'vdekjen e tmerrshme' – historia e burrit nga SHBA

"Kosova u prezantua me fusnotë në Tiranë", zv.ministri largohet nga konferenca

Abdixhiku “godet” Hotin: Përdori argumente si ato të kundërshtarëve tanë politikë