LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e Ramazan Matajt në Shkodër, arrestohen babë e bir, dyshohen si autorë

Vrasja e Ramazan Matajt në Shkodër, arrestohen babë e bir, dyshohen si autorë

Arrestohen dy persona të dyshuar si autorë të vrasjes së shtetasit Ramazan Mataj. Të arrestuar janë babë e bir, ndërsa janë shoqëruar edhe disa persona të tjerë që mund të kenë dijeni për ngjarjen e rëndë. Mësohet se në pranga janë vënë Rrustem dhe Arjan Hasa.

Ramazan Mataj u vra tre ditë më parë në orët e mbrëmjes në fshatin Dragoç të Postribës në Shkodër.

Nga dinamika e rindërtuar e vrasjes në Postribë të Shkodrës, ka rezultuar se 33-vjeçari është qëlluar nga një person i vetëm nga të dyja anët e makinës, në mënyrë që atentatori të sigurohej për të eliminuar objektivin e tij, shkruan A2 CNN.


Në vendngjarje policia ka sekuestruar 14 gëzhoja. Ndërsa hetimet janë shtrirë në dy pista. E para është ajo e konflikteve personale, çka dyshohet që Ramazan Mataj të ketë ngacmuar vajza në rrjetet sociale.

Aparati i tij celular është çuar në laborator për t’u hapur dhe për të zbuluar bisedat e kryera prej tij. Si pistë të dytë, hetuesit kanë atë të ndonjë konflikti në Belgjikë, shtet ku Mataj ka qëndruar më herët. /Telegrafi/