Vrasja e 18 vjeçares, Ibishi thotë se për dorasin parashihet dënim deri në burgim të përjetshëm
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, po e konsideron rast tejet të rëndë vrasjen barbare të 18 vjeçares M.O, nga dy të dyshuar tashmë të arrestuar.
Sipas Ibishit, Kodi Penal parasheh që dorasit mund të dënohen deri në burgim të përjetshëm, për vepra të tilla krimi, njofton Klan Kosova.
"Është rast i rëndë penal, që tregon një bashkëpunim të mirëfilltë mes qytetarëve dhe policisë dhe pak më la përshtypje edhe policia ku këshillon qytetarin në momentin e caktuar që të mos ndërhyjë në mënyrë që të mos ketë viktima të tjera të rastit”.
"Çështja tjetër është se kjo vepër penale, në Kodin Penal është e përshkruar
"Kjo parashihet me Kodin Penal, e përafërsisht edhe ky rast është një nga ato vepra dënim ky që mund të përfillet”, u shpreh Ibishi në Info Magazine.






























