LAJMI I FUNDIT:

“Vrapi i shqipes nga Skënderbeu n’Skënderbe” – Fikret Shatri përfundon me sukses vrapimin prej 257 kilometrash nga Prishtina në Tiranë

“Vrapi i shqipes nga Skënderbeu n’Skënderbe” – Fikret Shatri përfundon me sukses vrapimin prej 257 kilometrash nga Prishtina në Tiranë

Ish-basketbollisti i njohur kosovar, Fikret Shatri ka arritur ta mbyll me sukses maratonën historike të gjatë 257 kilometra nga Prishtina në Tiranë.

Shatri ishte nisur dy ditë më parë në ora 18:00 nga sheshi “Skënderbe” në Prishtinë duke arritur pak minuta më parë me sukses në sheshin “Skënderbeu” në Tiranë.

Vrapi i atletit Shatri është quajtur me moton “Vrapi i shqipes nga Skënderbeu n’Skënderbe”.


Një maratonë e tillë nga një atlet nuk ka ndodhur asnjëherë më parë.

Fikret Shatri poashtu ditë më parë kishte bërë bujë pasi kishte vrapuar nga Prishtina në Istog, por kjo maratonë e fundit është për çdo lavdatë.

Shatri është pritur në Tiranë nga shumë familjarë dhe bashkëpunëtorë të tij.

Para nisjes ai kishte thënë se ‘Vrapi i shqipes’ lidhet me shqiponjën që është simbol i popullit tonë dhe shqiponja nuk fle kurrë.

“Besoj që jam i përgatitur mirë dhe do t’ia dalë, pasi djemtë e UÇK-së e kanë pasur më të vështirë në kohën e luftës, kurse unë tash e kam më të lehtë. Mesazhi ‘Vrapi i shqipes’ lidhet me shqiponjën që është simbol i popullit tonë dhe shqiponja nuk fle kurrë, nuk ndalet kurrë, andaj edhe ne si bijtë e shqipes nuk duhet të ndalemi kurrë”, kishte thënë Shatri para nisjes. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

La Liga
Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bundesliga
Klubi i Ligës Premier shfaqet si pretendent për të nënshkruar me Endrick

Klubi i Ligës Premier shfaqet si pretendent për të nënshkruar me Endrick

Premier League
Përgjigja e Osimhen kur u pyet nëse do t'i bashkohet Man United këtë verë po bëhet virale

Përgjigja e Osimhen kur u pyet nëse do t'i bashkohet Man United këtë verë po bëhet virale

Premier League
Alvaro Morata zbulon arsyen befasuese pse nuk qëndroi gjatë tek Milani

Alvaro Morata zbulon arsyen befasuese pse nuk qëndroi gjatë tek Milani

Ndërkombëtare
Chelsea befason të gjithë, cakton çmimin e Cole Palmer për t'u ndarë verën e ardhshme

Chelsea befason të gjithë, cakton çmimin e Cole Palmer për t'u ndarë verën e ardhshme

Premier League
Kalo në kategori