Lëvizja Anti Bixhoz nuk tërhiqet nga kërkesa për organizimin e referendumit që objektet e lojërave të fatit të largohen nga territori komunës së Tetovës. Edhe pse kishte një debat publik në këshillin e komunës së Tetovës para katër muajve, megjithatë deri më tash nuk është ndërmarrë ndonjë hap konkret në këtë drejtim.
Nga Lëvizja Anti Bixhoz, thonë se pas takimit me kreun e komunës së Tetovës, pritet që javën tjetër të zyrtarizojnë organizimin e referendumit. Sipas tyre, fillimisht do të duhet që në këshillin e komunës së Tetovës të pranohet kërkesa e tyre dhe më pastaj të fillojnë organizmin e të njëjtit. Presin mbështetje edhe nga partitë politike dhe qytetarët e Tetovës. “Është e vërtetë se ka vonesë pas dorëzimit të konkluzioneve tona në komunën e Tetovës se çka më tutje me iniciativën e referendumit. Ne krahas vonesës së komunës së Tetovës, ishim të gatshëm që të fillojmë edhe me komunat tjera. Është vendosur që në seancën e radhës të kalojë iniciativa për referendum në këshillin e komunës. Pastaj të shkojë në Komisionin Shtetëror Zgjedhor dhe pas kësaj, afati për organizimin e referendumit është 40 ditë. Referendumin e organizojmë ne si lëvizje, ndërsa sa i përket ligji që është në procedurë parlamentare, ai vlen për tërë territorin e shtetit, ne prandaj kërkojmë që urgjentisht të jetë si pikë e rendit të ditës në seancën e këshillit të komunës”, tha Jushi Emërllahu, nga Lëvizja Anti Bixhoz.
Në Tetovë disa herë janë organizuar edhe protesta që të largohen lojërat e fatit megjithatë të njëjtat kanë rezultuar të pasuksesshme ngase shteti nuk ka marrë për bazë kërkesat e protestuesve që objektet e lojërave të fatit të jenë 3 kilometra larg vendbanimeve. Në ndërkohë nga komuna e Tetovës thonë se do të kenë edhe një koordinim me këshilltarët e partive politike dhe më pas do të fillojnë procedurat për organizimin e referendumit.
“Ne kërkesën e tyre e kemi shqyrtuar në aspektin juridiko-ligjor dhe tani jemi diskutuar për hapat e mëtutjeshme. Iniciativa është e Lëvizjes Anti Bixhoz, por normalisht se do të duhet të jenë të kyçur edhe institucionet shtetërore dhe lokale për mbarëvajtjen e procesit të referendumit. Ne javën e ardhshme do të takohemi edhe me përfaqësues të partive politike, bashkë me përfaqësuesit e lëvizjes Antibixhoz dhe do të koordinohemi për hapat e mëtutjeshëm”, tha Besar Durmishi, kryetar i këshillit të komunës së Tetovës. Pas Komunës së Tetovës referendum pritet që të organizohet edhe në komunat tjera. Kështu thonë nga Lëvizja Anti Bixhoz.
Ndërkaq, profesorët universitarë të cilët ishin pjesë e debatit në këshillin e Komunës së Tetovës për organizimin e referendumit për lojërat e fatit, thonë se pavarësisht rezultatit nga referendum megjithatë kjo nuk është obligative që shteti të zbatojë vendimin e referendumit. (koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kurteshi: Kemi fakte se procesi i votimit me postë është tërësisht i kontaminuar

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Konjufca thotë se qeverinë synojnë ta formojnë me partitë jo-serbe

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa