LAJMI I FUNDIT:

Volkswagen po ndërton makina autonome që do të shfrytëzohen në FIFA World Cup

Volkswagen po ndërton makina autonome që do të shfrytëzohen në FIFA World Cup

Kampionati i FIFA-s, do të jetë ndër aktivitetet e para, ku do të shfrytëzohen makinat autonome

Në shumicën e medieve, flitet se si makinat autonome janë shumë afër të futjes në përdorim, derisa nuk mungojnë raportet se si këto makina, kanë shkaktuar shumë aksidente, shumica derisa ishin gjatë fazës së testimit, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, kjo nuk i ka ndaluar prodhuesit, që ta zhvillojnë edhe më tutje këtë teknologji, ndërsa punimet që kanë bërë deri më tani, kanë arritur në faza të ndryshme.


Për Volkswagen, nuk mjafton që makinat të mund të kryejnë vet, vetëm disa prej funksioneve, por të lëvizin në mënyrë autonome në nivelin e katërt dhe të pestë.

Së bashku me Qatar Investment Autority, Volkswagen Autonomy do të nisë përdorimin e makinave vet vozitëse në FIFA World Cup që zhvillohet më 2022 në Doha të Katarit.

Marrëveshja është nënshkruar mes Mansour Al-Mahmoud nga firma investuese në Katar, si dhe drejtori i përgjithshëm i Volkswagen Group, Herbert Diess dhe përfshinë 35 I.D. Buzz elektrik tërësisht autonom dhe dhjetë autobusë Scania të teknologjisë së lartë.

Deri më tani, është vetëm e-Golf që lëvizë me bateri dhe ka mundësi të vozitet vet, por Volkswagen po ndërton edhe makina tjera, që të jetë i pranishëm si duhet në këtë treg.

Testimi i këtyre makinave nga Volkswagem pritet të përfundojë më 2021, që gjatë zhvillimit të kampionatit të futbollit të jetë tërësisht gati. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Shaq i famshëm ka probleme me supermakinat, pavarësisht se vazhdon të blejë ato

Shaq i famshëm ka probleme me supermakinat, pavarësisht se vazhdon të blejë ato

Auto
Nuk është shaka e AliExpress - mund të blini një motor të vërtetë të Volkswagenit

Nuk është shaka e AliExpress - mund të blini një motor të vërtetë të Volkswagenit

Auto
Zbulohet çmimi i veturës më të lirë elektrike nga Volkswagen

Zbulohet çmimi i veturës më të lirë elektrike nga Volkswagen

Auto
Në Australi janë shitur të gjitha njësitë e versioneve hibride dhe 2.0i-L me benzinë të Subaru XV dhe Impreza

Në Australi janë shitur të gjitha njësitë e versioneve hibride dhe 2.0i-L me benzinë të Subaru XV dhe Impreza

Auto
Hakerët në SHBA vodhën Rolls-Royce Dawn, ia ndërruan adresën kamionin ku duhej ta dorëzonte – kaq mjaftoi të “zhduket”

Hakerët në SHBA vodhën Rolls-Royce Dawn, ia ndërruan adresën kamionin ku duhej ta dorëzonte – kaq mjaftoi të “zhduket”

Auto
Nissan – brendi me rritjen më të madhe në Kosovë në vitin 2018, prezanton ofertën

Nissan – brendi me rritjen më të madhe në Kosovë në vitin 2018, prezanton ofertën "Nr. 1" në vend

Kalo në kategori