LAJMI I FUNDIT:

Volkswagen planifikon një Jetta GLI të ri, me shumë pjesë nga modeli GTI (Foto)

Volkswagen planifikon një Jetta GLI të ri, me shumë pjesë nga modeli GTI (Foto)

Me dallime të mëdha nga modeli i mëparshëm, GLI pritet ta prezantohet në fund të vitit

Kur u prezantua në janar të vitit të kaluar, Jetta i ri nuk plotësoi pritjet dhe notat nga kritikët nuk ishin aq të kënaqshme, transmeton Telegrafi.

Në krahasim me modelet që ishin më herët, kjo makinë konsiderohej se ishte punuar pa kujdesin e duhur. Por, zyrtarë nga VW kanë bërë të ditura planet, që me modelin GLI ta kthejnë lavdinë e dikurshme në linjën e prodhimit Jetta.


Fillimisht, po do të lansohet, në fund të këtij viti. Madje, do të ketë pjesët më të mira nga modeli GTI, si sistemin e rrotullimit dhe forcën tërheqëse të pjesës së pasme. Platformë kjo, që do të përdoret në të ardhmen te të gjitha modelet nga Golf.

Në të do jetë i vendosur motori nga GTI me 2.0-litra dhe katër cilindra, që prodhon 220 kuajfuqi.

Përformanca e shtuar, punimet për rritjen e rehatisë dhe shumë detaje tjera në eksterier do të jenë të shtuara. Sipas të gjitha gjasave, këtë model mund ta shohim gjatë nëntorit në LA Auto Show. /Telegrafi/