Vodhi një shumë të parave nga arka e një lokali në Shkabaj, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Një person është arrestuar nën dyshimin se i njëjti në një lokal nga arka kishte marrë një shumë të hollash.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur më 15.02.2026 në fshatin Shkabaj.
Tutje thuhet se i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Fshati Shkabaj 15.02.2026 - 05:55. Me 01.03.2026 është identifikuar dhe është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti me datën e cekur në një lokal nga arka kishte marrë një shumë të hollash. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajte”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
02/03/2026
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































