Burime nga Policia e Vlorës kanë bërë të ditur se shtetasi Andrea Billa, 36 vjeç, banues në lagjen “Rilindja” është qëlluar me armë zjarri, Pistoletë të llojit TT, pranë pallatit pas Shërbimeve Shoqërore.

Nga hetimet e para policore mësohet se ky shtetas sapo ishte kthyer nga Spanja për pushime në Shqipëri, gjithashtu 36-vjeçari njihet edhe me emrin Agim Meli.


Shërbimet e Policisë së Vlorës kanë ngritur pika të shumta kontrolli dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.