LAJMI I FUNDIT:

Vlora Haxhimehmedi: Kosova është e zhytur në varfëri, vetëm Vetëvendosje e shpëton vendin nga kjo gjendje

Vlora Haxhimehmedi: Kosova është e zhytur në varfëri, vetëm Vetëvendosje e shpëton vendin nga kjo gjendje

Lëvizja Vetëvendosje mbajti tubimin e dytë gjatë ditës së tretë të fushatës në Vushtrri. Tubimi u hap nga kandidatja për deputete, e cila muaj më parë la Norvegjinë dhe u angazhua si Drejtoreshë e Shëndetësisë pranë Komunës së Mitrovicës, Vlora Haxhimehmedi.

Në fjalën e saj, ajo tha se nuk është i vetmi person që e la Perëndimin për t’u kthyer në Kosovë e për të kontribuar në Lëvizjen Vetëvendosje

“Si unë në Lëvizjen Vetëvendosje janë kthyer plot aktivistë të tjerë, e si unë janë edhe plot kandidatë të tjerë në listën zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje . Pa harruar ata që kanë qenë këtu gjithnjë e nuk kanë ikur asnjëherë, edhe pse e kanë patur mundësinë. Njerëzit që janë në Lëvizjen Vetëvendosje më bëjnë të ndihem njëmend krenare!”, tha para vushtrriasve, Vlora Haxhimehmedi.


Ajo shtoi tutje se Kosova është e zhytur në Vushtrri dhe tha se Vushtrria e njeh dhe e ka parë mirë këtë varfëri, por premtoi se me qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje ,Vushtrria dhe mbarë Kosova do fillojë të dalë nga kjo gjendje.

Tuje, Haxhimehmedi tha se me qeverisjen e Vetëvendosje-s, të shumtit do kenë atë që i takon: punë, mbrojtje në punë, shërbime dinjitoze shëndetësore, çerdhe dhe shtesa për fëmijët, ndihma për bujqësi, mbrojtje të prodhimit vendas.

“Dhe kjo ditë nuk është larg. Ajo është 11 qershori, numri është 35, kryeminstri është Albin Kurti, fitues do të dalim të gjithë bashkë,Prandaj, nga këtu, në Vushtrri, i bëj thirrje të gjithë bashkatdhetarëve tanë që jetojnë në mërgatë, i bëj thirrje të bëjnë çmos të behemi bashkë me njerëzit e mirë të Vetëvendosjes, me njerëzit e mirë të Vushtrrisë, me gjithë qytetarët për t’i sjellë Kosovës fitoren’’, përfundoi fjalën e saj, kandidatja për deputete, Vlora Haxhimehmedi. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Botë
Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Evropa

"Nuk po xhelozoj, vetëm kam inat", Pasi pranoi që nuk ka ndjenja, Gjesti kërkon llogari nga Egli pse rri me banorët e rinj

Magazina
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Vijon debati Egli-Gjesti: Mos u përpëlit natën në krevat se nuk ta solli askush me zor gocën

Vijon debati Egli-Gjesti: Mos u përpëlit natën në krevat se nuk ta solli askush me zor gocën

Magazina
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Kalo në kategori