Kandidati për prokuror publik shtetëror Vlladimir Pançevski, i cili dje nuk mori një mendim pozitiv nga Këshilli i Prokurorëve Publikë, njoftoi padi penale kundër anëtarëve të Këshillit të Prokurorëve për shpërdorim të detyrës.

Në dy statuse të ndara në Facebook, Pançevski i akuzon ata për shkelje të qëllimshme të ligjit dhe për praktikim të "drejtësisë selektive".


Sipas tij, anëtarët e Këshillit në seancën e djeshme, e cila shqyrtoi kandidaturat për prokuror të ri shtetëror, kanë keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare dhe kanë tejkaluar kufijtë e autoritetit të tyre zyrtar, duke vepruar në kundërshtim me nenin 62, paragrafi 1, rreshti 1 i Ligjit për Prokurorinë Publike gjatë shqyrtimit të kërkesës së tij.

Ai i bëri thirrje publikisht Qeverisë që ta anulojë procedurën, duke pretenduar se Këshilli nuk ka juridiksion për të interpretuar ligjet, por vetëm për t’i zbatuar ato, ndërsa interpretimi autentik është në duart e Kuvendi./Telegrafi/