LAJMI I FUNDIT:

VLEN: “Prokuroria e Abaz Zajazit” ka dhënë mendim pozitiv për amnistimin e organizatorëve të 27 prillit

VLEN: “Prokuroria e Abaz Zajazit” ka dhënë mendim pozitiv për amnistimin e organizatorëve të 27 prillit

“BDI e listave të zeza dhe organizata kriminale për 20 vjet pushtet ka kapur dhe ngulfatur çdo institucion shtetëror. Prokuroria abaziane e udhëhequr nga Islam Abazi i BDI-së non-grata, ka dhënë mendim pozitiv për amnistimin e organizatorëve të 27 prillit. E njëjta prokurori, pa asnjë përgjegjësi, më parë vendosi masa lehtësuese për të shpëtuar Ixhet Memetin dhe gjykatësin Naqe Gjeorgjiev. A është kjo drejtësia që shqiptarët meritojnë? Pyesim se kujt po i shërbejnë njerëzit e instaluar në gjykata e prokurori nga BDI nongrata.

Për 22 vjet, BDI-non grata ka mbajtur pushtetin me metodat më të ulëta, duke manipuluar dhe shfrytëzuar shqiptarët si mish për top, vetëm për të mbushur xhepat e tyre. Kjo bandë kriminale ka vjedhur, ka kërcënuar marrëdhëniet ndëretnike dhe ka destabilizuar vendin për të qëndruar në pushtet me çdo kusht!

SHBA-të e kanë thënë qartë – vula është vënë! BDI dhe gjyqësori kanë qenë një trup e një shpirt. Artan Grubi dhe gjykatësi Enver Bexheti, për para, liruan nga burgu kryekriminelin Sasho Mijallkov. Në mënyrë spektakolare, ata bënë plane për kthimin e Nikolla Gruevskit në Shkup.


BDI është e gatshme të jep gjithçka vetëm për arsyen që të ketë një shkak për ta sulmuar VLEN-in. Jo, se kanë urrejtje për VLEN-in por se kanë filluar ta urrejnë veten në opozitë, parat e paligjshme u shkojnë shpejt e po përjetojnë panik nga zbrazja e arkave të tyre private të mbushura nga arka publike.

Këto raste janë dëshmi e qartë e mënyrës se si ka funksionuar oktapodi i krimit dhe korrupsionit në këtë shtet. Fillimisht mohojnë gjithçka, por kur provat bëhen të pamohueshme, del në skenë prokuroria “abaziane” për të shpëtuar miqtë e krimit dhe korrupsionit. Mjaft më! Populli është i lodhur nga padrejtësitë dhe nga shfrytëzimi i pafytyrë i shtetit për interesa personale. Koha për drejtësi dhe llogaridhënie është tani!”. theksohet në komunikatën për shtyp nga koalicioni VLEN – Zëri i popullit!

Në trend Lajme

Më shumë
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë

Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë

Drejtësi
Haradinaj pritet në Pentagon

Haradinaj pritet në Pentagon

Lajme
Vrasja në “Kobra City”, babai i të ndjerit thotë se kur shkoi në spital e kuptoi se i kishte vdekur djali

Vrasja në “Kobra City”, babai i të ndjerit thotë se kur shkoi në spital e kuptoi se i kishte vdekur djali

Drejtësi
Kontributi i FSK-së në Ukrainë: Gjeneral Jashari dhe zëvendëskomandanti i NATO-s në Napoli diskutojnë mbështetjen dhe trajnimet

Kontributi i FSK-së në Ukrainë: Gjeneral Jashari dhe zëvendëskomandanti i NATO-s në Napoli diskutojnë mbështetjen dhe trajnimet

Siguri
Serbia shpall dy shqiptarë non-grata, tregojnë arsyen përse janë ndaluar nga autoritet serbe

Serbia shpall dy shqiptarë non-grata, tregojnë arsyen përse janë ndaluar nga autoritet serbe

Lajme
Kalo në kategori