VLEN: Pranimi i fajësisë nga Ixhet Memeti, i bëri veting kriminelëve të BDI-së

Koalicioni VLEN në një kumtesë për media thotë se “marrëveshja e arritur ndërmjet Prokurorisë së Islam Abazit për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe Ixhet Mehmetit, ish-anëtar i Këshillit të Prokurorëve dhe një nga figurat kyçe të pushtetit të korruptuar të BDI-së, është dëshmia më e qartë pse qytetarët kanë besim në sistemin gjyqësor me vetëm dy për qind”.
“VLEN ndan shqetësimin dhe zhgënjimin e thellë që ka prekur opinionin publik pas kësaj marrëveshjeje me një nga figurat kyçe të pushtetit korruptiv të BDI-së. Ky rast po bëhet simbol i asaj që nuk shkon me sistemin tonë të drejtësisë, dhe me të drejtë, qytetarët janë duke reaguar me zemërim dhe mosbesim”.
“Fakti që Mehmeti, një individ me një histori të gjatë në pozita të larta përgjatë qeverisjes 22 vjeçare të BDI-së, duke qenë ministër i Drejtësisë, Gjykatës Kushtetuese, Avokat i Popullit, ka pranuar fajin për një rast ryshfeti prej 10 mijë eurosh, pasi fillimisht duke këmbëngulur për pafajësinë e tij, është një shuplakë për të gjithë ata që kërkojnë drejtësi në këtë vend”.
“Ky mosbesim është reflektim i një sistemi që ka dështuar në mënyrë të përsëritur të ofrojë drejtësi të vërtetë për qytetarët e tij, duke mbrojtur më shumë interesat e të fuqishmëve dhe të lidhurve me pushtetin e kaluar”, thonë nga VLEN.
Më tej theksojnë se ata kërkojnë reformë të thellë të sistemit të drejtësisë.
“Ne do të vazhdojmë të angazhohemi për të siguruar që qytetarët e Maqedonisë së Veriut të kenë një sistem drejtësie që funksionon për ta, dhe jo për ata që kanë abuzuar me pushtetin për dekada të tëra. Vetëm përmes një reforme të vërtetë dhe të thellë, do të mund të rikthejmë besimin e humbur të qytetarëve në gjyqësor”, thonë nga VLEN./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë