Deputetes së Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmanit, nuk i është dhënë fjala sot në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie, ku u diskutua për zgjedhjet lokale dhe demarkacionin.
Osmani pas mbledhjes së Këshillit, pohoi se nuk i është dhënë fjala, po ashtu tha sa i përket demarkacionit, kishte diskutime pro dhe kundër. Ajo pohoi se edhe pse kishte një numër të anëtarëve të LDK-së që e kërkuan fjalën, nuk iu dha fjala, sepse diskutimet u ndërprenë në gjysmë nga anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm.
“Megjithatë çështja se si do të duhej të procedohej me demarkacionin, nuk është çështje e Këshillit të përgjithshëm, por e Kuvendit të Kosovës. Dhe ajo që duhet ta ketë parasysh secili anëtar i Këshillit të Përgjithshëm, sepse aty ka shumë pak deputetë. Në fakt do të duhej dhe unë besoj që deputetët do votojnë vetëm në përputhje me vullnetin e tyre të lirë dhe nuk do duhet të përdorej asnjë gjuhë, as kërcënuese as shantazhuese ndaj askujt. Deputetët kanë dhënë një betim, që të mbrojnë integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit dhe po ashtu interesat e qytetarëve dhe unë besoj se secili ka pas detyrë dhe deri tani ka pas edhe kohë, sepse kanë kaluar gati dy vite që nga nënshkrimi i asaj marrëveshje, që t’i analizojnë të gjitha argumentet për dhe kundër, dhe të marrin një vendim në përputhje me mandatin e tyre të lire”, tha ajo, raporton KP.
E pyetur rreth arsyeve pse asaj dhe disa anëtarëve të tjerë të Këshillit të Përgjithshëm nuk u është dhënë fjala, ajo tha se si duket nuk u pëlqente kahja që merrnin diskutimet.
“Si duket nuk u pëlqente kahja që merrnin diskutimet, sepse shumica e diskutuesve që kërkuan fjalën në pjesën e dytë, janë deputetë që kanë shprehur shqetësime. Unë nuk e di se si do të votojnë, por së paku kanë shprehur shqetësime për këtë proces. Dhe kjo mund të ketë qenë arsyeja. Megjithatë u kërkua që të ketë një votim dhe aty edhe në shumë diskutime u thanë edhe shumë të pavërteta, megjithatë besoj se argumentet e sakta do t’i japim në Kuvend edhe neve që nuk na u dha fjala sot”, tha ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Ministria e Mbrojtjes: Letra dërguar KFOR-it është një sqarim, jo rizotim për angazhimin e FSK-së në veri
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025