Banorja e Big Brother VIP Kosova, Alba Pollozhani, është një fytyrë tashmë e njohur për publikun, pasi më herët ka qenë pjesë edhe e formateve të tjera televizive.

Gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, Alba ka ndarë një rrëfim të ndjerë për jetën e saj personale, duke zbuluar se ka qenë e martuar për rreth katër deri në pesë vjet. Ajo e përshkroi atë periudhë si një përvojë të vështirë, madje duke e cilësuar si “tmerr” për gjithçka që ka përjetuar gjatë martesës.


Banorja tregoi hapur për mënyrën se si ishte trajtuar gjatë bashkëjetesës, jo vetëm nga ish-bashkëshorti, por edhe nga prindërit e tij, me të cilët kishte jetuar. Sipas saj, ato vite kanë qenë emocionalisht të rënda dhe kanë lënë gjurmë të forta në jetën e saj.

- YouTube youtu.be

Rrëfimi i Albës u prit me vëmendje nga banorët e tjerë të shtëpisë, ndërsa në rrjetet sociale ka nxitur diskutime të shumta, duke rikthyer në vëmendje temat e dhunës psikologjike, presionit familjar dhe vështirësive që shumë gra përjetojnë brenda martesës.

Më poshtë mund të ndiqni rrëfimet e plota dhe momentet ku Alba Pollozhani ndan detaje nga kjo periudhë e ndjeshme e jetës së saj. /Telegrafi/