LAJMI I FUNDIT:

Vjedhja e 200 mijë eurove, reagon Teqja e Gjakovës – kanë qenë pjesë e kursimeve disavjeçare të Shehut

Vjedhja e 200 mijë eurove, reagon Teqja e Gjakovës  – kanë qenë pjesë e kursimeve disavjeçare të Shehut

Një shumë prej 200 mijë euro dyshohet se janë vjedhur nga arka në shtëpinë e Shehut të Teqesë së Madhe në Gjakovë.

Siç njofton Policia në Rajonin e Gjakovës, rasti ka ndodhur mëngjesin e së hënës.

“Sot në mëngjes ankuesi mashkull, kosovar ka raportuar në polici se persona të dyshuar të panjohur, kishin hyrë në shtëpinë e tij në rrugën “Mazllum Lakuci” në Gjakovë dhe i kishin vjedhur një shumë të konsiderueshme parash (në valuta të ndryshme) dhe disa stoli ari”, deklaroi zëdhënësi i Policisë Sheremet Elezaj.


Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme, teksa me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar “Vjedhje e rëndë”.

Lidhur me rastin kanë reaguar nga Teqja e Madhe Gjakovë-Prizren.

Sipas komunikatës, paratë e grumbulluara do të përdoreshin për rindërtimin e Teqesë në Marash të Prizrenit.

Ata kërkojnë nga institucionnet kompetente zbardhjen e rastit.

“Shuma e parave dhe gjërave të tjera me vlerë, e grabitur në Teqe, ka qenë pjesë e kursimeve disavjeçare të Shehut te Teqesë së Madhe, familjes Shehu dhe të besimtarëve, me qëllim të investimit në rindërtimin përfundimtar të objektit të Teqesë se Madhe ne Marash-Hisar të Prizrenit”, thuhet në komunikatë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori