Si mundësi e fundit për të arritur një marrëveshje mes palëve para 1 shtatorit, po vlerësohet vizita e dy emisarëve për dialogun, amerikanit Gabriel Escobar dhe evropianit Miroslav Lajçak. Njohës të fushës, e shohin si pozitive edhe përfshirjen e opozitës në këtë proces nga dy ndërmjetësuesit.
Janë zyrtarët kryesorë ndërkombëtarë të përfshirë në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, e ardhja e tyre në Prishtinë po shihet si mundësia e fundit për një marrëveshje para 1 shtatorit.
Gabriel Escobar, i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor dhe Miroslav Lajçak, përfaqësuesi special i BE-së për bisedimet, sipas analistëve, po e shtojnë presionin që palët të merren vesh dhe të mos ketë eskalim të situatës së sigurisë javën që vjen.
Sipas tyre, është reale mundësia që të shtyhet përpara një marrëveshje përfundimtare mes palëve, shkaku edhe i përfshirjes së opozitës në takimet e tyre.
“Ka një mobilizim më të madh të ndërkombëtarëve për arritjen e një marrëveshje. Qeveria deri më tani ka çaluar në dialog dhe s’ka tregu kreativitet andaj dihet të merret për bazë një spektër ma i gjerë politikë. Takimet më partitë opozitare është shenjë se duhet një spektër më i gjerë për një marrëveshje në dialog. Duhet të përgatitemi për dialogun dhe të tentojmë të merremi vesh më Serbinë”, ka deklaruar Abit Hoxha, profesor në Norvegji.
“Ardhja e tyre në Kosovë po shihet një vazhdimësi e përpjekjeve për ta stabilizuar situatën në Veri e dyta për ta ofrua një klimë minimale të mirëbesimit mes palëve dhe e treta për ta marr një konsensus më të gjerë. Të krijojnë një ide të një konsensus më të gjerë dhe ndoshta edhe për t’i bërë presion Kurtit për të qenë më kooperativë”, ka deklaruar profesori, Milazim Krasniqi.
Dy emisarët e dialogut erdhën në Kosovë, vetëm 5 ditë pas takimit në Bruksel ku të dy ishin gjithashtu prezentë por nuk u arrit asnjë marrëveshje mes palëve.
Escobar dhe Lajçak vizitën do ta vazhdojnë në Serbi./RTV Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova