LAJMI I FUNDIT:

Vizioni fantastik i Pogbas me katër asistime – Fernandes kompleton het-trikun e golave

Vizioni fantastik i Pogbas me katër asistime – Fernandes kompleton het-trikun e golave
(Foto: Twitter/Premier League)

Paul Pogba ka vazhduar të jetë njeriu kryesor i Manchester Unitedit edhe në gjysmën e dytë të takimit kundër Leeds United.

Me të filluar pjesa e dytë (48’), Luke Ayling i barazoi shifrat me një gol të bukur të realizuar nga largësia.

Porse aty ishte Paul Pogba për të nisur një superasistim drejt Mason Greenwood, i cili vazhdoi përpara dhe riktheu epërsinë e Djajve të Kuq (52’).


https://twitter.com/UnitedBrasil_/status/1426524612041625607

I menjëhershëm ishte reagimi i radhës nga mesfushori francez, i cili asistoi te Bruno Fernandes. Portugezi e ndali topin me një lëvizje të mrekullishme dhe e shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për skuadrën (54’).

Fernandes vazhdoi të ishte i jashtëzakonshëm duke e kompletuar het-trikun pas një asistimi këtë herë nga Victor Nilsson Lindeloef (60’).

Pogba nuk u ndal me asistimet. E dhuroi edhe të katërtin për Fred dhe ai ishte i saktë (68’) duke shënuar për rezultatin (5-1).

Theksojmë se në pjesën e parë, Unitedi shënoi një gol, ndërsa protagonistë ishin dyshja Pogba – asistues dhe Fernandes – realizues. /Telegrafi/

https://twitter.com/Dre6ii/status/1426515746729959426

Në trend Sport

Më shumë
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Premier League
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori