Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se është hapur rruga për ndërtimin e Qendrës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës Qendra Klinike Universitare e Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Vitia ka thënë se projekti ka kaluar sfidat dhe tashmë ka marrë dritën e gjelbër për vazhdimin e punimeve.


“Hapet rruga për ndërtimin e Qendrës Emergjente në QKUK”, ka shkruar ai.

Ai ka theksuar se Ministria e Shëndetësisë do të vazhdojë me realizimin e projektit pas miratimeve përkatëse.

“Pas shumë sfidave, i është dhënë dritë e gjelbër Ministrisë për vazhdimin e punimeve”, ka deklaruar Vitia.

Sipas tij, sot është nënshkruar kontrata për realizimin e projektit, i cili pritet të përfundojë brenda 30 muajve.

“Sot kam nënshkruar kontratën, sipas së cilës Qendra Emergjente pritet të përfundojë brenda 30 muajsh”, ka bërë të ditur ai. /Telegrafi/