Qytetarët këtë vit për herë të fundit do t’i dorëzojnë fletëparaqitjet për tatim në Drejtorinë për të Ardhura Publike për realizimin e të ardhurave plotësuese gjatë vitit të kaluar. Sipas ndryshimeve të Ligjit për tatimin personal të të ardhurave, të cilat hynë në fuqi nga 1 janari i këtij viti, prej vitit të ardhshëm, do të marrin fletëparaqitje të plotësuar vjetore që e jep Drejtoria për të Ardhura Publike, ndërsa tatimpaguesi vetëm do të vërtetojë.
Për të ardhurat e realizuara në vitin 2017 tatimpaguesit mund të dorëzojnë fletëparaqitje për tatim deri më 15 mars të këtij viti. Mund të dorëzohet në sportelet e DAP, në mënyrë elektronike ose përmes postës. Qytetarët e kanë për obligim të paraqesin nëse kanë realizuar të ardhura nga dhënia me qira e objektit banesor ose honorar në bazë të marrëveshjes autoriale, për fitimin e realizuar nga lojërat shpërblyese mbi 5.000 denarë, dividendë… Tatimpaguesi nuk dorëzon fletëparaqitje për tatim nëse realizon vetëm të ardhura nga paga, pensioni, veprimtaria bujqësore apo veprimtaria e pavarur.
Viteve të fundit fletëparaqitje për tatimin kanë dorëzuar mbi 400.000 qytetarë. Në vitin 2017, për vitin 2016 të ardhura plotësuese kanë paraqitur 439.689 qytetarë të cilët në mënyrë vullnetare i kanë paraqitur 173.592.004.847 të ardhura vjetore bruto dhe 10.133.228.081 tatim personal të të ardhurave.
Sipas agjencisë së lajmeve AIM, të ardhurat të cilat qytetarët i realizojnë në vend dhe jashtë vendit tatimohen me tatim personal të të ardhurave me shkallë prej 10 për qind. Për vitin e ardhshëm janë paralajmëruar ndryshime në tatimin personal dhe vendosje e shkallës më progresive të tatimimit, e cila do të thotë se më të pasurit duhet të paguajnë më shumë.
Vlerësohet se ndryshimet e planifikuara do ta rrisin shkallë e pagesës së tatimit personal për 40 për qind.
Sipas ligjit nëse tatimpaguesi nuk dorëzon fletëparaqitje për tatim deri më 15 mars 2018, atëherë do t’i shqiptohet gjobë për shkeljen e bërë. Për dorëzimin jo në kohë, gjegjësisht për mosdorëzimin e fletëparaqitjes dhe për të ardhura të cilat nuk janë paraqitur në tërësi gjoba lëvizë prej 100 deri në 200 eruo në kundërvlerë denari.
Tatimpaguesve të cilët duhet të paraqesin të ardhura plotësuese deri më 15 mars të këtij viti, lëshuesi i të ardhurave duhet deri më 25 janar t’u japë përllogaritjen.
Sipas ndryshimeve të Ligjit për tatimin personal të të ardhurave prej janarit të këtij viti vendoset procedurë e re për përllogaritjen dhe shlyerjen e obligimeve për tatimin personal të të ardhurave, gjegjësisht përllogaritja e tatimit do të bëhet me dorëzimin e Përllogaritjes elektronike për të ardhura dhe tatim (e-PAT) në Drejtorinë për të Ardhura Publike, përmes sistemit të ri e-tatimi personal.
Obligim për të dorëzuar përllogaritjen elektronike për të ardhura dhe tatim kanë paguesit e të ardhurave persona juridik, kur u lëshojnë të ardhura mbi të gjitha bazat personave fizik rezidentë të Republikës së Maqedonisë dhe jorezidentë, përveç për pagesën e pagës personave të punësuar, personat fizik rezidentë të cilët realizojnë të ardhura prej personave të tjerë fizik dhe të ardhura prej jashtë, përveç për të ardhura nga veprimtaria e pavarur, si dhe personat fizik jorezidentë të cilët realizojnë të ardhura prej personave të tjerë fizik në Maqedoni./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze