Tifozët e Manchester Cityt përjetuan një rikthim në kohë, kur të hënë në mbrëmje në portën e tyre shënoi Waynë Rooney.

Sulmuesi i Everton, i cili është kthyer në klubin ku u rrit, shënoi golin e parë të ndeshjes në barazimin 1-1 në Etihad Stadium.


Por ajo që ka bërë të gjithë të çmenden janë tifozët e njëjtë në tribuna sikurse që ishin në vitin 2012, kur ky i fundit shënoi me fanellën e Manchester United.

sport preview 2012 new Rooney me fanellën e United (Viti 2012)

Ai shënoi në dhjetor, disa muaj pasi Manchester City e kishte fituar titullin e parë.

Rooney shënoi në atë takim ku United fitoi 3-2 si mysafir.

sport preview 2017 new Rooney me fanellën e Evertonit (Viti 2017)

Disa nga tifozët ishin të njëjtë në shkallët e stadiumit të hënën sikurse që ishin në vitin 2012 dhe Rooney kishte komentuar edhe në rrjetet sociale.

“Gjithmonë kënaqësi kur sheh fytyra të njohura”, ka shkruar anglezi.

Ai e ka shënuar golin e 200-të në Ligën Premier dhe ka filluar ta ndjekë rekordin e Alan Shearer. /Telegrafi/