Kryetari i Kaçanikut, Sabedin Vishi, ka bërë të ditur se ka filluar funksionalizimi dhe shtimi i kamerave të qytetit, si dhe vendosja e kamerave të reja në zonat ku janë pastruar deponitë ilegale.

“Ka filluar funksionalizimi dhe shtimi i kamerave të qytetit, si dhe vendosja e kamerave të reja në zonat ku janë pastruar deponitë ilegale”, ka shkruar Vishi në Facebook.


Sipas tij, ky proces synon rritjen e sigurisë publike dhe ruajtjen e ambientit.

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt rritjes së sigurisë publike dhe ruajtjes së ambientit, duke garantuar kontroll më të mirë dhe reagim më të shpejtë ndaj çdo shkeljeje”, ka theksuar ai.

Në fund të reagimit, Vishi ka bërë thirrje për angazhim të përbashkët, duke thënë: “Bashkë për një qytet më të pastër dhe më të sigurt!”. /Telegrafi/