Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon – Taubadel, njëherësh anëtare e Grupit të të Gjelbërve në kuadër të Parlamentit Evropian, e ftuar në konferencën “Marrëveshja e Gjelbër Evropiane: Synimet që duhet të përmbushë Kosova drejt efikasitetit të energjisë dhe mjedisit më të shëndetshëm”, tha se Kosova duhet të mendojë dy herë para se të vendosë edhe për një termocentral të ri.
Sipas Von Cramon-Taubadel, Kosova ka oferta të mira sa i përket tranzicionit drejt furnizimit me gaz.
“Atë që ne presim nga Kosova është që edhe Kosova të angazhohet në arritjen e caqeve të dekarbonizimit në planin e saj energjetik. Ajo çka do të na duhej në javët dhe muajt e ardhshëm është një qasje gjithëpërfshirëse se si bëhet një zvogëlim dhe me çfarë hapash, si të zbatohen të gjitha angazhimet që Kosova tanimë i ka nënshkruar në kuptim të reduktimit dhe se si të merremi me atë në kuptim të energjisë së ripërtëritshme. Natyrisht se ka oferta në tavolinë kryesisht të paraqitura nga administrata e SHBA-së në kuptimin e transicionit drejt furnizimit me gaz. Unë do t’ju rekomandoja që më parë të mendoni dy herë para se Kosova t’ia fillojë me një tjetër karburant të fosilit. Unë do të preferoja që të zvogëlohet përdorimi i qymyrit dhe të rritet energjia e ripërtëritshme dhe të ketë një qasje më të decentralizuar. E shohim se i keni të gjitha kushtet e nevojshme kur është fjala për diellin dhe erën që është më shumë se ato që i kemi për shembull në veri të Evropës”, u shpreh ajo, raporton Kallxo.com.
Më tej, në konferencë, Von Cramon-Taubadel, tha se Kosova ka burime të mira të energjisë së ripërtërishme, me diell dhe me erë, të cilat mund t’i shfrytëzojë për arritjen e caqeve.
Në konferencën e moderuar nga Jeta Xharra morën pjesë Viola Von Cramon-Taubadel, deputete e Parlamentit Evropian dhe anëtare e Grupit të të Gjelbërve në kuadër të Parlamentit Evropian, Haki Abazi, deputet i Kuvendit të Kosovës dhe anëtar i “Grupit të Gjelbër” në kuadër të Kuvendit të Kosovës, Flutra Zymi, aktiviste e shoqërisë civile (çështjet mjedisore), Linda Çavdarbasha, zëvëndëministre e Ministrisë së Mjedisit dhe Visar Kelmendi, drejtor ekzekutiv i Green Energy Technologies.
Në këtë konferencë u shpalosën caqet e “European Green Deal” të cilat Kosova duhet t’i ndjekë drejtë efiçiencës së energjisë në Kosovë, ndikimin në ekonominë e Kosovës si dhe mirëqenies sociale të njerëzve.
Në konferencë u fol edhe për energjinë e ripërtërishme në Kosovë, politikat ekzistuese dhe shembujt e suksesshëm që Kosova duhet t’i aplikojë drejt përputhjes me “European Green Deal” dhe integrimit evropian.
Kjo konferencë u organizua si pjesë e aktivitetit “Ditët e Energjisë së Gjelbër 2021”, aktivitet brenda projektit të financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, “Evropianizimi i Agjendës Mjedisore të Kosovës” – “Ditët e Energjisë së Gjelbër”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Për nder të 31-vjetorit të themelimit, Shtëpia Botuese ”Dukagjini” dhuron libra për Universitetin e Prishtinës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës