Vinicius: PSG? Jo, dua të qëndroj te Real Madridi

Vinicius Junior ishte njëri nga lojtarët më të mirë të Real Madrid të enjten në mbrëmje, por ai nuk ishte në gjendje të parandalonte humbjen e ekipit të tij 4-3 ndaj Real Sociedad në Copa del Rey.
Talenti brazilian ka qenë shumë i përfolur për një largim nga Santiago Bernabeu, pasi nuk po merr shumë minuta loje.
Megjithatë, pas ndeshjes ndaj Sociedadit, braziliani përsëri bëri të qartë se ai është i vendosur të ketë sukses në Bernabeu dhe nuk mendon transferimin te Paris Saint-Germain.
“Nuk ka zgjidhje tjetër, unë dua të qëndroj në Madrid”, ka thënë fillimisht Vinicius Jr kur u pyet për një largim të mundshëm.
“Unë jam duke arritur nivelin tim si sezonin e kaluar, i cili në janar deri në shkurt ishte shumë i mirë”.
“Dua të vazhdoj kështu dhe pa lëndime”.
“Zidane gjithmonë më ka dhënë besimin që kam nevojë dhe më ka dhënë mundësi”, përfundoi talenti brazilian. /Telegrafi/























































