Vincent Cassel dhe Tina Kunakey duket se e kanë shumë seriozisht lidhjen e tyre. Flirti ka lindur këtë verë dhe të dy ishin fotografuar më shumë se një herë së bashku.

Edhe në rrjetet sociale konfirmohet historia e tyre dhe tani edhe në daljen e tyre të parë publike, transmeton BW.


Në Paris, në eventin e Victoria’s Secret Show, aktori dhe modelja janë fotografuar në tapetin e kuq dorë për dore, duke i buzëqeshur fotografëve, si një çift zyrtar.

27-vjeçarja më orgjinë siciliane ka magjepsur aktorin  50 vjeçar Vincent Cassel.