LAJMI I FUNDIT:

Vihet gurthemeli i objektit të ri të Komunës së Lipjanit

Vihet gurthemeli i objektit të ri të Komunës së Lipjanit

Komuna e Lipjanit sot ka nisur punimet për ndërtimin e objektit të ri administrativ për këtë komunë kostoja e të cilit është 1 milion e 800 mijë euro.

Kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti tha se ky projekt pritet të përfundojë brenda gjashtë muajve.

Sipas tij, ndërtimi i këtij objekti për Komunën e Lipjanit do të shërbejë për nevojat administrative komunale.


“Është fat i mirë dhe ndjenjë e mirë që sot po fillohet gurthemeli i një objekti të ri të Komunës së Lipjanit që është bashkëparticipim me MAPL-në… Projekti ka kushtuar rreth 1 milion e 800 mijë euro dhe është paraparë për 16 muaj të përfundojë, po besoj që do i përmbahemi dinamikës së punës dhe do të përfundojë brenda gjashtë muajve si objekt jashtëzakonisht i nevojshëm për administratën e komunës sonë”, tha ai.

Ndërtimi i objektit të ri të Komunës së Lipjanit është duke u realizuar në bashkëpunim me ministrinë e Administratës dhe Pushtetit Lokal./kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori