Video e ndjeshme e lojës mes "gjigantit të butë" dhe vajzës së vogël ka fituar zemrat e përdoruesve të rrjeteve sociale dhe u ka shkaktuar të gjithëve një buzëqeshje në fytyrë.

Qentë gjermanë Doge janë të njohur për madhësinë e tyre, por edhe për butësinë e jashtëzakonshme.


Kjo video është shembulli perfekt pse ata quhen "gjigantë të butë".

Në video shihet si qeni fillon lojën me vajzën me përkulje të këndshme, për të cilat ajo nuk ndalon së qeshuri.

Është e qartë sa i kujdesshëm dhe i vetëdijshëm për madhësinë e tij në raport me vajzën është qeni.

Momenti veçanërisht i argëtues është kur, pavarësisht nga trupi i tij imponues, përpiqet të fshihet pas divanit. /Telegrafi/

@aylazantarra

I'm usually too slow to catch these two in action. It's the cutest thing in the world watching them grow up together (I think she might be light years ahead of him already 😉🤭) #greatdane #greatdanesoftiktok #greatdanelife #bestfriend