LAJMI I FUNDIT:

Video e re tronditëse: Ja vrasja e Elton Çiçës te “De Niro” (Video)

Video e re tronditëse: Ja vrasja e Elton Çiçës te “De Niro” (Video)

Është publikuar një video e re e vrasjes së Elton Çiços në një lokal pranë stadiumit “Selman Stermasi” mbrëmjen e së dielës në Tiranë.

Në videon e publikuar nga ABC News e cila është e kamerave të sigurisë të lokalit, shihet autori me dy armë, një pistoletë mulli në dorë dhe një në brez, teksa futet në lokal. Ai ka hyrë qetësisht në lokal, i është drejtuar tavolinës ku ishte ulur objektivi i tij, ka qëlluar duke e lënë të vdekur dhe është larguar me vrap nga lokali.

Pjesa e re e videos është ajo që shfaq autorin në ambientet e jashtme të lokalit. Kur hyn ai duket sikur ka një bisedë me një person të ulur jashtë, por kjo nuk është e sigurt dhe për hetuesit mbetet ende e paqartë. Kamarieri dhe disa klientë të tjerë të rastësishëm kanë lënë ambientet e lokalit dhe kanë dalë me vrap me të dëgjuar të shtënat, transmeton Express.


Ata që kanë qëlluar personat më me fat nga kjo histori janë të pranishmit në tavolinë në momentin e vrasjes. Gazetari Spartak Koka, mjeku Redjan Rraja dhe një polic i komisariatit numër 5 me inicialet A.T. Ata i kanë shpëtuar plumbave, pasi duket se autori kishte objektivin e qartë, vrasjen e Elton Çiços.

LEXO PO ASHTU: Vrasja e Elton Çiçës, arrestohet për mosdhënie informacioni shoku i tij

Autori është ende i paidentifikuar, por nga kjo video, ndryshe nga e para shfaqet disi më e qartë pamja e tij çka mund të ndihmojë policinë në identifikimin e tij. Autori mban në kokë një kapele dhe një shirit të bardhë rreth kokës, vendosur poshtë strehës së kapelës.


VIDEO VRASJA E RE ABC M5 T2 HD by lapsi-al

Në trend Lajme

Më shumë
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Lajme
Cilat janë simptomat e depresionit, çfarë thotë psikologia Qenaj?

Cilat janë simptomat e depresionit, çfarë thotë psikologia Qenaj?

Shëndetësi
Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Drejtësi
Kalo në kategori