LAJMI I FUNDIT:

Victoria Beckham bën që panatollat e shkurtra të duken jashtëzakonisht elegante

Victoria Beckham bën që panatollat e shkurtra të duken jashtëzakonisht elegante

Victoria Beckham është ndër figurat më inspiruese për sa i përket modës.

Koleksionet e saj janë relativisht elegante dhe shpesh ajo pëlqen silueta më modeste.

Nëse nuk jeni të njohur me veshjet e saj në pistat e modës, zakonisht janë fustane treçerekshe, funde të gjata dhe këmisha.

Victoria Beckham (Foto: by JP Yim/Getty Images/Guliver)

Pra, është e habitshme të shihet ish-ylli i pop-it, e veshur me ato që shpesh përshkruhen vetëm si pantallona seksi.

Dizajnerja ndau një fotografi të saj me burrin e saj David këtë javë, ndërsa ajo kishte veshur një këmishë të gjatë me kopsa të sipërme me mëngët e mbështjella lart, ndërsa kompletonte veshjen me pantallona të shkurtra të bardha.

Shpeshherë kjo veshje mund të jetë parë si tepër bazike dhe jo e duhur, por Beckham ja doli edhe një herë të marr vëmendje me stilin e saj, teksa vërtetoi se me kombinimin e duhur këto pantollona mund të duken jashtëzakonisht elegante. /Telegrafi/