Tetëmbëdhjetë vëzhguesë nga tetëmbdhjetë shtete të ndryshme të Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian (EOM), janë nisur nga Prishtina për në tërë Kosovën për të monitoruar fushatën dhe procesin zgjedhor.
Shefja e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian (EOM) për Kosovën, Nathalie Loiseau, tha se gjatë fushatës dhe në ditën e zgjedhjeve, do të jenë afër 100 vëzhguesë ndërkombëtarë.
“Sot është dita e vendosjes së vëzhguesve afatgjatë, 18 prej tyre sapo u nisën nga Prishtina, dhe do të shpërndahen në mbarë Kosovën për të vëzhguar procesin zgjedhor dhe fushatën, për të qenë në kontakt, me zyrtarët përgjegjës për zgjedhjet, me përfaqësuesit e partive politike, me organizatat e shoqërisë civile, dhe me mediat. Pra, ata janë veshët tanë, sytë tanë dhe goja jonë në terren, dhe ju mund t’i kontaktoni ata. Ndërsa unë do të kthehem në fillim të shkurtit së bashku me vëzhguesit afatshkurtër. Të gjithë së bashku do të jemi pak më shumë se 100 vëzhgues për këto zgjedhje”, tha ajo, njofton KP.
Ajo dje në një konferencë për media sot tha se parimi themelor i Misionit për Vëzhgimin e zgjedhjeve janë paanshmëria dhe profesionalizmi.
Sipas saj, vëzhguesit afatgjatë janë të pavarur dhe të paanshëm.
Përveç kësaj, shefja e Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian theksoi se pak para datës së zgjedhjeve, misioni do të përforcohet edhe me 36 vëzhgues afatshkurtër.
Kjo është hera e shtatë që BE është duke vëzhguar zgjedhjet në Kosovë. Misioni Vëzhgues i Zgjedhjeve nga BE dy ditë pas zgjedhjeve do të mbajë edhe një konferencë për media, ku do të ndahet deklarata preliminare e misionit.
Ndërsa pas dy muajsh do të publikohet raporti gjithëpërfshirës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë